Dalin pamjet nga aksidenti i autobusit në Istog

Aksidentohet autobusi në Istog, publikohen pamje.

Një autobus dhe një multikultivator janë aksidentuar sot rreth orës 12:15 në Cërrcë të Istogut. Lëndime trupore ka pësuar vozitësi i multikultivatorit dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

Këto informacione i ka dhënë për Gazetën Express zëdhënësi i policisë rajonale në Pejë, Fadil Gashi.

“Rreth orës 12:15, policia është njoftu për një askdient në fshatin Cërrcë komuna e Istogut. Aksidenti ka ndodhur mes një autobusi dhe multikultivatori, lëndime trupore ka pësuar vozitësi i multikultivatorit dhe është dërgu për trajtim mjekësor”, tha Gashi për Gazetën Express.

Pamje ka publikuar televizioni lokal RTV Fontana.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!