Mbrojtja tajvaneze: 27 avionë kinezë janë futur në hapësirën tonë ajrore

27 avionë kinezë raportohet se janë futur në hapësirën ajrore të Tajvanit.

Kështu ka bërë të ditur ministria e Mbrojtjes e Taipeit, ku tha se 27 avionë kinezë kanë kaluar vijën e ngushticës së Tajvanit, ku 16 avionë i përkasin tipit Su-30.

Në rritjen e fundit të tensioneve, Tajvani tha se dërgoi avionë dhe vendosi sisteme raketore për të “monitoruar” aktivitetet, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Ministria e Mbrojtjes tha se stërvitjet ushtarake të Kinës kishin pushtuar territorin e Tajvanit duke bllokuar hapësirën e saj detare dhe ajrore.

Kujtojmë se tensionet mes Tajvanit e Kinës u rriten pasi Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, pavarësisht paralajmërimeve kineze, e vizitoi ishullin e vetqeverisur, për të cilin Kina thotë se është provincë e shkëputur nga ajo.

 

Lajmet Mbrojtja tajvaneze: 27 avionë kinezë janë futur në hapësirën tonë ajrore >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!