Njoftim i rëndësishëm nga Komuna e Prishtinës për mbylljen e rrugës për Gërmi për 4 ditë

Komuna e Prishtinës del me njoftim për mbylljen e rrugës për Gërmi për 4 ditë.

Komuna e Prishtinës njofton se rruga për Gërmi do të mbyllet për qarkullim derisa të përfundojë festivali Sunny Hull nga 4 gusht deri më 8 gusht.

Sipas Komunës ndalimi i qarkullimit bëhet për arsye të sigurisë publike dhe mbarëvajtjes së festivalit Sunny Hill që parasheh shumë pjesëmarrës.

“Bazuar në mënyrën e organizimit të Sunny Hill Festival, është e nevojshme të ndalohet qarkullimi i mjeteve, për shkak të sigurisë publike dhe mbarëvajtjes së këtij aktiviteti. Niveli i lartë i sigurisë është i nevojshëm për shkak të organizimit që llogaritet të ketë numër të madh të pjesëmarrësve të ndryshëm, për këtë arsye:

Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit, nxjerrë vendimin: I. Miratohet kërkesa për ndalimin e qarkullimit të mjeteve motorike, qytetarëve në rrugën “Dr. Shpëtim Robaj” në Parkun Gërmia nga hyrja te laura deri te rruga për Butovc, me rastin e organizimit të Festivalit “Sunny Hill” nga data 04.08.2022 ora 00:00 deri më 08.08.2022, ora 07:00.II. Qarkullimi lejohet vetëm për mjetet të cilat janë: në shërbim dhe të akredituara nga festivali, mjetet emergjentë (Policia, Zjarrfikësit dhe Ndihma e Shpejtë).Organizatorët në bashkëpunim dhe koordinim me Kosovo Police do të kujdesen për lëvizjen e qytetarëve dhe mjeteve në pjesën ku është ndaluar qarkullimi”, thuhet në njoftim.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!