Njoftim për bizneset që operojnë në Komunën e Rahovecit

Duke u bazuar në nenin 68 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, nr. 03/L-040, Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, nr.03/L-04, Drejtoria për Buxhet dhe Financa, lëshon këtë:

NJOFTIM PUBLIK

Njoftohen bizneset dhe grupet e interesit që veprojnë në komunën e Rahovecit, për organizimin e dëgjimit publik për përgatitjen e buxhetit për vitin 2023 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) të Komunës së Rahovecit për vitet 2024-2025.

Dëgjimi publik me bizneset dhe grupet e interesit, do të mbahet në Sallën e Kuvendit, më 16 gusht 2022, në ora 11:00.

Kornizën Afatmesme Buxhetore të përgatitur nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa, në Komunën e Rahovecit, mund ta gjeni në këtë vegëz: Kliko këtu

Një dokument të specifikuar të buxhetit mund ta gjeni në këtë vegëz: Kliko këtu

Kalendarin e dëgjimeve publike mund ta gjeni duke klikuar këtu.

Kërkesat, komentet dhe sugjerime mund t’i dërgoni edhe përmes këtyre emailave: ekrem.bytyqi@rks-gov.net dhe blerta.gashi@rks-gov.net

Lajmet Njoftim për bizneset që operojnë në Komunën e Rahovecit >> Portal lajmesh nga Gjakova dhe Rahoveci.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!