Reagon Policia e Kosovës: Qytetarët në veri të Mitrovicës nuk po maltretohen

Policia e Kosovës del me reagim: Qytetarët në veri të Mitrovicës nuk po maltretohen.

Policia e Kosovës ka dalë me një reagim ku ka sqaruar se asnjë qytetar nuk është maltretuar gjatë luftimit të kontrabandës në veri të vendit.

Policia e Kosovës ndaloi një autoambulancë të mbushur me barna që ishin futur ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës. Kjo bëri që të reagoj i ashtuquajturi drejtor i zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, i cili tha se qytetarët po maltretohen.

Ky është reagimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Policia e Kosovës, përmes këtij informacioni zyrtar njofton opinionin dhe qytetarët se të gjitha veprimet e saja policore i ndërmerr bazuar në autorizimet ligjore, në interes të të gjithë qytetarëve dhe vendit.

Njëkohësisht përmes këtij informacioni zyrtar demanton informatat e ndryshme, të rreme të cilat po qarkullojnë se kinse Policia e Kosovës, në veri të Mitrovicës po ndalon dhe maltreton qytetarët, gjatë ushtrimit të detyrave policore.

Qarkullimi i këtyre informacioneve të pavërteta, kanë për qëllim dezinformimin dhe krijimin e pa sigurisë te qytetarët.

Ju sigurojmë se Policia e Kosovës përmes realizimit të detyrave dhe autorizimeve policore, ka të vetmin qëllim, parandalimin dhe luftimin e të gjitha llojeve të krimit dhe kontrabandës, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallime.

Gjatë realizimit të detyrave policore në një pikë kontrolli në veri të Mitrovicës, zyrtarët policorë kufitar janë penguar në kryerje të detyrës nga një person i cili ishte në gjendje të dehur, e i cili sipas procedurave policore është shoqëruar në stacion policor. Të gjitha veprimet ndaj të njëjtit do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Ftojmë qytetarët që të mos bien pre e informacioneve të tilla të pasakta.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!