Vuçiq pranon të takohet me Kurtin në Bruksel: S’pres asgjë nga bisedimet

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se do të shkojë në Bruksel gjatë muajit gusht për vazhdim të dialogut.

Megjithatë, ai thotë se “nuk pret asgjë nga ato bisedime me Albin Kurtin”.

“Do të shkoj në Bruksel, nuk është e vështirë për mua. Nuk pres asgjë, kush mendon se është e mundur të ruhet paqja me Kurtin mendoj se e kanë shumë gabim, e di me kë kam të bëj”.

Ai, duke iu referuar tensioneve të së dielës në veri, thotë se Serbia ka kaluar dy ditë të vështira dhe se ka frikë se do të ketë edhe shumë ditë të tjera të vështira.

“Thelbi i problemit është se disa në rajon mendojnë se kur ka histeri të përgjithshme për luftën në Ukrainë, ata mund të realizojnë interesat e tyre”, tha presidenti serb për RTS, duke shtuar se situata ishte një hap larg katastrofës.

Akoma nuk ka një datë zyrtare se kur mund të mbahet ky takim, veçse mediat serbe kanë raportuar se i njëjti do të ndodhë më 18 gusht.

Kryeministri Albin Kurti është shprehur i gatshëm që të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq për të cilin thotë se e dështoi takimin e fundit të paraparë të mbahet më 19 korrik.

“Me presidentin [Aleksandar] Vuçiq është dashur të takohemi më 19 korrik, por ai ka kërkuar të shtyhet ai takim për fund të muajit gusht. Unë kam shprehur gatishmërinë time që kur të na thërret Josep Borrell do të shkoj në Bruksel”, ka thënë shefi kosovar në konferencën e të hënës./ Klankosova.tv

Lajmet Vuçiq pranon të takohet me Kurtin në Bruksel: S’pres asgjë nga bisedimet >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!