Pronari i ri viziton FC Prishtinën në stërvitje

FC Prishtina ka lajmëruar në Facebook që pronari i ri i klubit e ka vizituar këtë skuadër gjatë stërvitjeve të saj.

Kujtojmë së sot Hakif Gashi u zgjodh president i ri i FC Prishtinës dhe pas kësaj ai i ka vizituar futbollistët gjatë stërvitjeve, teksa ata po përgatiten për sezonin e ri që do të startojë më 13 gusht.

“Presidenti i ri i FC Prishtinës, Hakif Gashi, e ka vizituar skuadrën në stërvitjen e pasdites në kompleksin sportiv në Bërnicë të Prishtinës. Gashi i shoqëruar nga aksionari Rrahman Haradini, u njoftua me punën që po bëhet nga ekipi i drejtuar nga trajneri Ismet Munishi, ka shkruar më parë.

Gjatë kësaj vizite, Gashi është zotuar para futbollistëve dhe stafit së do të bëjë më të mirën e klubit.

“Gashi u zotua para futbollistëve dhe stafit se do të bëjë gjithçka që është e mundur për të mirën e klubit kryeqytetas”, thuhet në komunikatën e klubit më të trofeshëm në Kosovë.

Kujtojmë së afaristi i njohur nga Prishtina ditën e sotme u zgjodh president duke e zëvendësuar Remzi Ejupin, i cili për 18 vite e drejtoi ekipin bardh e kaltër”./Rahoveci info/

Lajmet Pronari i ri viziton FC Prishtinën në stërvitje >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!