Sezoni i verës, Robert Berisha: Me çmim t’lirë…

Këngëtari Robert Berisha, sonte ishte i ftuar në emisionin veror “21 Gradë” të Rahovci.info, me ç’rast foli për jetën private dhe atë profesionale.

Duke folur për çmimet e dasmave dhe ahengjeve të ndryshme, artisti u shpreh se janë me çmim të lirë.

“Për sezon të verës gjithmonë më herët bëhen ato marrëveshjet, edhe me çmim t’lirë, gjithmonë del naj bakshish”, tha ndër të tjera Berisha.

Ai shtoi se kurrë s’mendon se a do t’ia japin paratë apo jo nëpër ahengje, por siç tha ai, vetëm mendon që mos t’i prishet zërimi, mos t’i digjet diçka në dasmë të ju prishet qefi, apo të mos sëmuret ai, shkruan Rahovci.info.tv

Artisti në “21 Gradë” foli edhe për planet e tij, me ç’rast bëri të ditur se që nga shtatori do të ketë projekte muzikore./21Media

Lajmet Sezoni i verës, Robert Berisha: Me çmim t’lirë… >> Rahovci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!