ShBA-ja bën thirrje për ulje të tensioneve në Nagorno-Karabakh

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar për zhvillimet në Nagorno-Karabakh, duke bërë thirrje për t’u ulur tensionet.

Në deklaratën e lëshuar nga Departamenti amerikan i Shtetit thuhet se janë thellësisht të shqetësyar dhe janë duke i ndjekur nga afër raportet e luftimeve intensive rreth Nagorno-Karabakut.

“Ne kërkojmë hapa të menjëhershëm për të ulur tensionet dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm. Rritja e fundit e tensioneve nënvizon nevojën për një zgjidhje të negociuar, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të të gjitha çështjeve të mbetura që lidhen ose rezultojnë nga konflikti i Nagorno-Karabakut”, thuhet në njoftim, transmeton KlanKosova.tv.

Lajmet ShBA-ja bën thirrje për ulje të tensioneve në Nagorno-Karabakh >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!