UEFA do të fillojë përdorimin e teknologjisë së re revolucionare që nga java e ardhshme

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) do të fillojë përdorimin e teknologjisë së re gjysmë të automatizuar të pozitës jashtë lojë (SAOT) që në fillim të javës së ardhshme, e cila mund të revolucionarizojë futbollin botëror.

Sistemi do të përdoret në ndeshjen e Superkupës së Evropës, por do të jetë në përdorim edhe nga faza e grupeve të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve, që është dukshëm më herët se sa ishte planifikuar fillimisht.

Ideja origjinale për SAOT ishte që teknologjia të prezantohej për herë të parë në Kupën e Botës në Katar.

Megjithatë, UEFA konfirmoi sot se SAOT do të debutojë në garat e saj në ndeshjen e Superkupës së Evropës ndërmjet Real Madridit dhe Eintracht Frankfurt, që do të luhet në Helsinki.

Gjithashtu është konfirmuar se SOAT do të përdoret në të gjitha ndeshjet e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve në sezonin 2022/23, ndaj do të kemi mundësinë të shohim teknologjinë e re të pozitë jashtë loje edhe para Botërorit.

Kujtojmë se SAOT është një teknologji që do të vendosë për situata jashtë loje në teknologjinë 3D, dhe nga pamja e incizimeve është shumë e ngjashme me atë që ndodh në tenis.

Dhjetë kamera do të kapin 18 “pika” në trupin e lojtarit në çdo kohë, duke monitoruar çdo lëvizje të tij me deri në 50 goditje në sekondë.

Me ndihmën e teknologjisë më të avancuar, vendimet do të merren përmes sistemit VAR nëse një lojtar ishte në pozitë jashtë loje.

Lajmet UEFA do të fillojë përdorimin e teknologjisë së re revolucionare që nga java e ardhshme >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!