Vdes 5 vjeçari, u godit nga vetura derisa po ngiste biçikletën

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Mitrovicë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti ka thënë për Telegrafin se viktimë e këtij aksidenti ka mbetur një 5-vjeçar, i cili në momentin e aksidentit ishte duke drejtuar biçikletën.

“Rreth orës 19:00 është raportuar se në rrugën “Shaban Polluzha” Në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë dhe një biçklist. Si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara ka humbur jetën viktima-biciklisti i moshës pesë (5) vjeçar”, deklaroi tutje Zahiti.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!