Ballkani fiton ndaj Klaksvik

Kampioni i Kosovës, Ballkani, ka arritur fitore prej 3-2 përballë ekipit nga Ishujt Faroe, Klaksvik, në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Një gjysmë e parë fantastike në “Fadil Vokrri” për skuadrën suharekase, e cila e zhbllokoi rezultatin me golin e Nazmi Gripshit (30’) falë asistimit nga Lumbardh Dellova.

Vendasit vazhduan dominimin duke gjetur golin e dytë përmes Meriton Korenicës, i cili e dyfishoi epërsinë (41’) pas një asistimi nga Ermal Krasniqi.

Nikoqirët shënuan edhe në gjysmën e dytë kur Albion Rrahmani e realizoi golin e tretë (50’).

Golin e parë për skuadrën mysafirë e shënoi Pall Klettskard në minutën e 69-të të takimit, kurse i njëjti futbollist e ngushtoi rezultatin në minutën e 88-të.

Ballkani mbetet favorit që në ndeshjen e kthimit si mysafir (11 gusht) të sigurojë pjesëmarrjen në raundin e ‘play-offit’, pasi do të kualifikohej edhe me barazim./Rahoveci info/

Lajmet Ballkani fiton ndaj Klaksvik >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!