Ben Meir jep tri propozime për zgjidhjen e krizës mes Kosovës dhe Serbisë

Eksperti amerikan jep tri propozime për zgjidhjen e krizës mes Kosovës dhe Serbisë.

Vendimet e qeverisë për të vendosur reciprocitet në raport me Serbinë për targat dhe dokumentet e qytetarëve serbë, bëri që në fundjavë të ketë tensione në veri të Kosovës, ku serbët kundërshtuan këto vendime.

Në mesin e kësaj situate të tensionuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes ambasadorit të saj në Kosovë Jeff Hovenier, propozuan që këto vendime të shtyhen deri në shtator, në mënyrë që situata të qetësohet, gjë më të cilën qeveria u pajtua, shkruan lajmi.

Rreth kësaj situate mes shumë reagimeve brenda dhe jashtë Kosove, ka reaguar edhe njohësi i politikave të Ballkanit, Alon Ben Meir.

Ben Meir, përmes një postimi ka dhënë disa propozime se si e gjithë kjo çështje të zgjidhet në atë mënyrë që të dy vendet, edhe Kosova edhe Serbia të dalin fituese.

“Për të arritur një zgjidhje të përhershme pa cenim të të drejtave të perceptuara apo reale politike të njëri-tjetrit, ata duhet të marrin në konsideratë rezolutën e mëposhtme e cila plotëson kërkesën e Kurtit për reciprocitet pa krijuar perceptimin se Serbia po e njeh pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ai.

Në propozimin e ekspertit për politikat e Ballkanit, thuhet se si mundësi është që makinat që kalojnë kufirin të mbajnë targat e vendbanimeve të tyre përkatëse.

Tjetër propozim është që asnjëra palë të mos u kërkojë udhëtarëve të marrin dokumente shtese, pasi që, kjo sipas ekspertit, nuk do të nënkuptonte njohje reciproke mes dy vendeve.

“Të gjitha makinat që kalojnë kufirin në të dy drejtimet do të mbajnë targën e vendbanimit të tyre përkatës. Asnjëra palë nuk do t’u kërkojë udhëtarëve në asnjërin drejtim (kosovarët në Serbi dhe serbët në Kosovë) të marrin dokumente udhëtimi të lëshuara nga pala tjetër. Kjo marrëveshje nuk nënkupton ose sugjeron njohje reciproke të sovranitetit të njëri-tjetrit, por është bërë në frymën e marrëdhënieve fqinjësore dhe është plotësuese e dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të çuar përpara normalizimin e marrëdhënieve midis dy palëve”, ka thënë Ben Meir.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!