Kamioni godet për vdekje një person në Rugovë të Pejës

Një person është goditur për vdekje nga një kamion.

Ngjarja ka ndodhur në Bogë të Rugovës, pasditën e sotme.

Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës.

“Sot rreth orës 17:50 policia është njoftuar se në fsahtin Bogë të Rugovës ka ndodhur një aksident me lëndime fillimisht, tani me fatalitet më vonë.

Një person është goditur nga një kamion, i cili ka pësuar lëndime trupore. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Trupi i pajetë, me urdhër të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Rasti është i cilësuar si “Aksident me fatalitet””.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!