Pajtohen Abdixhiku, Rama e Ambasadori Abbot: Dua Lipa, pasuri e përbashkët e dy vendeve

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sonte ishin të pranishëm në Festivalin “Sunny Hill”.

I pari i LDK-së publikoi një fotografi në Facebook, me ç’rast theksoi se me Ambasadorin Abbot dhe me Ramën u pajtuan që Dua është pasuri e përbashkët e dy vendeve tona.

“Sunny Hill, edhe këtë vit, i jep Prishtinës dhe Kosovës, një skenë të jashtëzakonshme. Prishtina, e gjallë siç di ajo të jetë.”, shkroi Abdixhiku në Facebook.

Në natën e parë të “Sunny Hill” i pranishëm ishte dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj së bashku me fëmijë.

Ndryshe, nga sonte e deri më 7 gusht në “Sunny Hill”, që mbahet në Parkun e Gërmisë do të performojnë artistë të njohur vendor dhe ndërkombëtar./21Media

Lajmet Pajtohen Abdixhiku, Rama e Ambasadori Abbot: Dua Lipa, pasuri e përbashkët e dy vendeve >> Rahovci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!