Vëmendja te Liga Premier, fillon sezoni 2022/23 në tre nga pesë ligat kryesore evropiane

Ditën e sotme, e premte 6 gusht, do të nis sezonin i ri i garave 2022/23 në tri liga elitare evropiane; Ligën Premier, Bundesliga dhe Ligue 1.

Pritjes i erdhi fundmi tashmë dhe klubet janë gati për edicionin e ri garues në kampionatet e tyre përkatëse.

Padyshim se vëmendja është tek nisja e edicionit të ri në Ligën Premier, ku në orar është vetëm një ndeshje.

Arsenali i Mikel Artetas e nis sezonin në udhëtim te Crystal Palace, në ndeshjen që pritet të zhvillohet në Selhurst Park me fillim nga ora 21:00.

Përveç kampionatit anglez, sezoni i ri do të nis edhe në Bundesliga dhe Ligue 1.

Në Bundesliga do të jetë interesant, pasi kampioni aktual dhe klubi më i madh gjerman, Bayern Munichu luan në udhëtim te Eintracht Frankfurt me fillim nga ora 20:30 në “Deutsche Bank Park”.

Në Ligue 1 ndeshja e vetme për ditën e sotme është ajo në mes të Lyon-Ajaccio e cila zhvillohet nga ora 21:00. /Rahoveci info/

Burger King 2022

Lajmet Vëmendja te Liga Premier, fillon sezoni 2022/23 në tre nga pesë ligat kryesore evropiane >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!