Dua Lipa elektrizoi skenën e “Sunny Hill Festival”

Mbrëmë(e enjte) nisi edicioni i tretë i festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë.
Mijëra persona u mblodhën në parkun e Gërmisë për ta parë e dëgjuar Dua Lipën dhe shumë artistë të tjerë.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, dhuroi performancë madhështore.
Ajo ka kënduar disa prej hiteve më të mëdha.
Dua e veshur me ngjyrë rozë me shkëlqim, në skenë ishte e shoqëruar nga valltarët e saj.
Deri më 7 gusht në “Sunny Hill”, që mbahet në Parkun e Gërmisë do të performojnë artistë të njohur vendor dhe ndërkombëtar./21Media
Lajmet Dua Lipa elektrizoi skenën e “Sunny Hill Festival” >> Rahovci.info.