Dua Lipa në mediat ndërkombëtare për performancën në “Sunny Hill Festival”

Këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa dhuroi perfomancë madhështore në natën e parë të “Sunny Hill Festival”, i cili nisi të enjten në Prishtinë.

Ajo këndoi disa prej hiteve më të mëdha të saj. Dua e veshur me ngjyrë rozë me shkëlqim, në skenë ishte e shoqëruar nga valltarët e saj.

Për perfomancën e Dua-s në “Sunny Hill Festival” shkruan edhe mediat njohura ndërkombëtare. DayliMail shkroi për dukjen e Dua Lipës në “Sunny Hill Festival”, të organizuar nga ajo dhe babai i saj, Dukagjin Lipa.

Për pjesëmarrjen e Dua-s në “Sunny Hill Festival” shkroi edhe “Vogue”, duke cekur veshjen dhe vallëtarët e artistes.

“HarpersBazaar” po ashtu shkroi për dukjen e Dua-s në natën e parë të “Sunny Hill Festival”, duke shkruar në detaje.

Edhe “W Magazine” i kushtoi artikull artistes kosovare me famë ndërkombëtare, Dua Lipës, duke shkruar për përzgjedhjen e saj të veshjes.

Ndryshe, deri më 7 gusht “Sunny Hill Festival”, që mbahet në Parkun e Gërmisë do të performojnë artistë të njohur vendor dhe ndërkombëtar./21Media

Lajmet Dua Lipa në mediat ndërkombëtare për performancën në “Sunny Hill Festival” >> Rahovci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!