Mozzik-Dua Lipës: Mos e harro Prekazin

Rep-artisti Mozzik, së fundmi iu drejtua me një kërkesë yllit kosovar me famë ndërkombëtare, Dua Lipës, e cila këto ditë po qëndron në Kosovë.

Ai përmes një postimi në instagram i kërkoi Dua-s dhe babait të saj, Dukagjin Lipës që ta vizitojnë Prekazin.

“Keto dite qe jeni në Kosove vizitoni Prekazin”, shkroi ndër të tjera artisti, me ç’rast etiketoi Dua-n dhe babain e saj.

Dua Lipa, të entjen performoi në natën e parë të “Sunny Hill Festival”, me ç’rast, këndoi disa prej hiteve të saj.

Kujtojmë që, për perfomancën e Dua-s në “Sunny Hill Festival” shkruan edhe mediat njohura ndërkombëtare si:DayliMail, “Vogue”, “HarpersBazaar” , “W Magazine”.

Ndryshe, deri më 7 gusht “Sunny Hill Festival”, që mbahet në Parkun e Gërmisë do të performojnë artistë të njohur vendor dhe ndërkombëtar./21Media

Lajmet Mozzik-Dua Lipës: Mos e harro Prekazin >> Rahovci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!