Petkoviq: Kosova nuk është e interesuar për dialog por dëshiron vetëm konflikte

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë pritet të fillojë këtë muaj.

Drejtori i të ashtuquajturëz Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se Kosova nuk është e interesuar për dialog por dëshiron vetëm konflikte.

Këtë deklaratë, Petkoviq e bëri në një takim me zëvendëskryetarin të Departamentit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e jashtme të Gjermanisë, Jergens Frederik.

“Është e qartë se autoritetet e Institucioneve të Përkohshme në Prishtinë nuk duan dialog, por duan konflikte. Që nga fillimi i procesit të normalizimit të marrëdhënieve, Beogradi ka qenë i përkushtuar për dialogun si mjetin e vetëm për zgjidhjen paqësore të të gjitha çështjeve të hapura, por Prishtina me këmbëngulje po përpiqet të ndezë një fuçi baruti dhe të shkaktojë kriza dhe konflikte, prandaj po bën lëvizje që paraprakisht e di se mund të kenë pasoja katastrofike për paqen dhe stabilitetin në të gjithë rajonin.

Prandaj shpresoj se dialogu i ardhshëm do të merret shumë seriozisht nga Prishtina si hapësirë për zgjidhje diplomatike të problemeve në terren, e jo si terren trajnimi për shantazhe dhe goditje me armë”, tha Petkoviq, njofton e ashtuquajtura Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë.

Ai e ka akuzuar Kosovën se po e politizon çështjen e të pagjeturve.

Petkoviq gjatë takimit Petkoviq e ka përmendur edhe Asociacionin, duke thënë se fakti se Kosova nuk dëshiron ta themelojë Asociacionin tregon se nuk interesohet për të drejtat e serbëve.

“E përgjigja e Lajcakut ka qenë se ju në Kosovë merreni me këtë temë. Pse deklaroheni, sepse na bjen pyetje mediat. Më shumë interesoheni mediat në Kosovë se ata në Bruksel”, shtopi Bislmi.
Tutje ai përmend një deklaratë të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, lidhur me dialogun dhe temat e kaluara.

“Ajo që po mundohemi të ju bindim mediave në Kosovë është se Vucici është manipulator. Pse ju jepet rëndësi deklaratave të tij. Nuk mund të ketë kompromis për njohje reciproke. Unë negocioj në Bruksel. Jemi duke marrë mbështetjen amerikane dhe jemi falënderues.

Ne letrën e parë të dërguar nga Borrell të dërguar më 31 korrik, në paragrafin e parafundit, fjalia e fundit thotë si vijon: Shpenzimi i një viti duke u marrë me çështje të së kaluar në vend se të merremi me peisazhin e madh e të ardhmen tonë, mendoj se është i mjaftueshëm. U mundova ta përkthej bukfalisht. Cka nënkupton kjo. Ka ardhur koha të mos merremi me çështje të kaluara por me peisazhin e madhe dhe mesazhet gjithëpërfshirëse”, përfundon ai.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!