Sulmi ndaj Policisë në veri, reagon deputeti i VV’së

Veriu i Kosovës nuk ka qenë i qetë ditëve të fundit.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është fajtori kryesor për tendencat e, siç i quan ai, të vazhdueshme të destabilizimit.

Basha këto komente i ka bërë në ‘Twitter’ në formë reagimi pas sulmit kundër Policisë së Kosovës tek Liqeni i Ujmanit.

“Strukturat kriminale të Serbisë po suilmojnë vazhdimisht oficerët e Policisë së Kosovës! Është vetëm një person që duhet fajësuar këto përpjekje të vazhdueshme për destabilizimin e Kosovës dhe ai është Aleksandar Vuçiq”, ka shkruar deputeti i VV-së.

Ai ka kërkuar vëmendjen e diplomacisë së BE-së për këtë, duke pyetur “edhe sa gjatë do të lejohet ta bëjë një gjë të tillë?”.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!