Ferrari SF90 Stradale arrin shpejtësinë prej 0-100 kilometra në orë në vetëm 2.3 sekonda

Krahasimi i kohës të arritjes së shpejtësisë prej 0 deri në 100kMh nuk është i mjaftueshëm për të vlerësuar plotësisht kredencialet e performancës së veturës pasi që aty ka më shumë se vetëm përshpejtimi në një vijë të drejtë.

Sidoqoftë është një mënyrë e lehtë dhe e shpejtë për të pasur një ide se ku gjendet ajo ndaj rivalëve të segmentit. Nëse ju nevojiten më shumë prova për shpejtësinë e madhe të Ferrari SF 90 Stradale, Nrooks Weisblat nga DragTimes i bëri disa nisje të vështira me veturën e 545 mijë eurove duke përdorur lloje të ndryshme të gomave.

Në vozitjen me gomat origjinale Pirelli Pilot Sport Cup 2, super vetura hibride kishte nevojë vetëm afro 2.5 sekonda për të arritur shpejtësinë prej 0 deri në 100kMh, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, gomat vetëm se filluan të tregonin vjetërsinë e tyre, kështu që Brooks vendosi që t’i ndërrojë gomat e pasme me një palë goma të reja Toyo Proxes R888R. Dallimi mes tyre ishte se koha ra në 2.33 sekonda.

Shanset janë se nuk do të kishte shumë dallim nëse gomat Toyo do të vendoseshin edhe në rrotat e përparme, pasi janë rrotat e pasme që merren me tërheqjen për shkak të shpejtësisë enorme nga motori 4.0 litërsh V8 me dy turbo.

Vlen të përmendet se gomat e reja peshojnë 14.2 kilogram, duke i bërë pak më të rëndam edhe pse e kanë madhësinë e njëjtë me ato të Pirelli-t, përmasat e të cilave janë 315/30/20.

Lajmet Ferrari SF90 Stradale arrin shpejtësinë prej 0-100 kilometra në orë në vetëm 2.3 sekonda >> Rahoveci.INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!