Mërgimtari nga Rahoveci kthehet pas disa viteve nga Amerika, përkulet dhe puth varrin e Adem Jasharit

Ramiz Hysen Hoti nga Ratkoci i Rahovecit, i larguar 30 vjet më parë për Amerikë dhe vetëm 4 herë e ka vizituar vendlindjen, por asnjëherë sikur kësaj vere.

Qëndroi disa javë dhe u çmall me atdheun, me ç’rast vizitoi edhe kompleksin përkujtimor të Jasharajve në Prekaz, shkruan RahoPress.

Ramizi me të vëllanë Hajrizin kanë kontribuuar shumë për luftën e UÇK-së me mjete materiale, teknikë lufte dhe mjete të konsiderueshme financiare.

Edhe familja e tyre në Ratkoc ka qenë pjesë aktive e luftës.

Vëllai i tyre i ndjerë Idrizi ka qenë mbështetje e fortë për batalionin e tretë të komanduar nga Smajl Latifi, tash kryetar i komunës së Rahovecit. Djemtë e tij Dritoni dhe Valoni (i ndjeri u aksidentua në Sharenicë në Zatriq në vitin 2000), kanë qenë pjesëmarrës aktiv në luftë. /RahoPress/

Lajmet Mërgimtari nga Rahoveci kthehet pas disa viteve nga Amerika, përkulet dhe puth varrin e Adem Jasharit >> Portal lajmesh nga Gjakova dhe Rahoveci.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!