Paralajmërohet grevë në arsim

Kërkohet miratimi i Ligjit për Paga, paralajmërohet grevë në arsim.

Gjatë ditës së sotme janë takuar Kolegjiumi për Arsim në kuadër të Asociacionit të komunave të Kosovës dhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, nga ku drejtorët komunal të arsimit kanë kërkuar miratimin e ligjit të pagave
Po ashtu, siç njoftohet, në takim është paraqitur shqetësimi i Kolegjiumit në lidhje me neglizhencën e qeverisë në raport me kërkesat e SBASHK-ut dhe shqetësimin e përbashkët mbi pasojat që greva do të mund të sjell në arsimi.

“Kryesuesi i Kolegjiumit për Arsim z.Samir Shahini, bashkë me Drejtorët znj.Besianë Musmurati nga Drejtoria Komunale për Arsim në Prishtinë dhe z.Afrim Llabjani nga Drejtoria Komunale për Arsim në Ferizaj, paraqitën shqetësimin e Kolegjiumit në lidhje me neglizhencën e Qeverisë në raport me kërkesat e SBASHK-ut dhe shqetësimin e përbashkët mbi pasojat që greva do mund të sjellë në të gjitha nivelet dhe proceset në arsim”, thuhet pos tjerash në reagim.

Postimi i plotë:

DREJTORËT KOMUNALË TË ARSIMIT KËRKOJNË MIRATIMIN E LIGJIT PËR PAGA

Kolegjiumi për Arsim i bën thirrje Qeverisë së Kosovës për miratimin e Ligjin për Paga.

Sot me ftesë të kryesisë së SBASHK-ut, është organizuar takimi në mes të përfaqësuesve të Kolegjiumit për Arsim në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës, dhe përfaqësuesve të SBASHK dhe BSPK.

Në këtë takim z.Rrahman Jashari, kryetari i Sindikatës dhe z.Ymer Ymeri, sekretar i Sindikatës njoftuan përfaqësuesitë e Kolegjiumit për Arsim në lidhje me kronologjinë e kërkesave të Sindikatës kundrejtë Qeverisë së Kosovës dhe zhvillimet e fundit sa i përket grevës së përgjithshme në arsim.

Kryesuesi i Kolegjiumit për Arsim z.Samir Shahini, bashkë me Drejtorët znj.Besianë Musmurati nga Drejtoria Komunale për Arsim në Prishtinë dhe z.Afrim Llabjani nga Drejtoria Komunale për Arsim në Ferizaj, paraqitën shqetësimin e Kolegjiumit në lidhje me neglizhencën e Qeverisë në raport me kërkesat e SBASHK-ut dhe shqetësimin e përbashkët mbi pasojat që greva do mund të sjellë në të gjitha nivelet dhe proceset në arsim.

Kryesia e Kolegjiumit theksoi se pasojat e një greve të tillë i bartë niveli lokal, përkundër faktit që zgjidhja nuk është në dorën e tyre. Kolegjiumi është i gatshëm të ndihmoj në gjetjen e një zgjidhje, dhe ofron bashkepunim për të gjitha palët e përfshira.

Kolegjiumi për Arsim bëri thirrje për zgjidhje sa më të shpejtë duke uruar që palët përgjegjëse të marrin përgjegjësitë që u takojnë në interesin më të mirë të nxënësve dhe arsimit në vendin tonë.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!