Ahmeti për Marrëveshjen e Ohrit: U nënshkrua në çastet më vendimtare

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka kujtuar 21 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit më 13 gusht 2001.

Ahmeti tha se në çastet vendimtare kur vendi kishte nevojë të dalë nga humnera e urrejtjes dhe paragjykimit, ndërmorën hapin e duhur për të kërkuar lirinë dhe barazinë në të gjitha sferat e jetës shoqërore.

“21 vjet më parë kjo kauzë e jonë e pastër dhe e sinqertë u formalizua me nënshkrimin e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit që orientoi vendin në binarët e duhur të zhvillimit demokratik mbi parimet e demokracisë konsensuale dhe kohezionit social duke etabluar respektin e ndërsjelltë për vlerat identitare të të gjithë popujve”.

“Tejkaluam çdo skepticizëm, çdo tentativë dezorientimi duke u përkujdesur për implementimin e mirëfilltë të këtij akti juridik me përkrahjen e plotë edhe të faktorit ndërkombëtar dhe ja ku jemi sot, në paqe me njëri – tjetrin, të integruar në NATO, me konteste të zgjidhura me fqinjët dhe me negociata të filluara të integrimit me Bashkimin Europian”, shkroi Ahmeti, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se Marrëveshja e Ohrit është vula e paqes, zhvillimit dhe rrugës euro-atlantike të vendit, përvjetori i së cilës, sipas Ahmetit, duhet festuar me dinjitet dhe relfektim për të vazhduar në të njëjtën frymë.

Lajmet Ahmeti për Marrëveshjen e Ohrit: U nënshkrua në çastet më vendimtare >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!