Kur do të pensionohen Mihrije Braha dhe Naim Abazi?

Këngëtarët e njohur, Naim Abazi dhe Mihrije Braha, sonte ishin të ftuar në emisionin “21 Gradë” të Rahovci.info, me ç’rast folën për jetën e tyre profesionale, por edhe private.

Të pyetur se kur do të pensionohen, Naimi u shpreh se ka kohë për atë punë dhe se artistët s’pensionohen asnjëherë.

“Do të ishte mirë me marrë shembull të mirë sikur po themi prej Sabri Fejzullahut, Bekim Fehmiut, Nexhmijes”, tha ai, me ç’rast shtoi se artistët s’duhet të pensionohen, shkruan Rahovci.info.tv

Ndërsa, Mihrija tha se nëse Zoti ju jep energjinë pozitive që e kanë aktualisht dhe shëndetin, do të jenë edhe gjatë në skenën muzikore./21Media

Lajmet Kur do të pensionohen Mihrije Braha dhe Naim Abazi? >> Rahovci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!