Latifi reagon mbi çështjen e shamiave: Veç me zhvat ndonjë fond evropian

Çështja e shamiave ka pasuar me debate të mëdha.

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka komentuar sondazhin e shpërndarë në ‘Twitter’, ku shfaqej se 85 për qind që mbështetën kauzën për ndryshim të Udhëzimit Administrativ për shaminë ishin burra.

Latifi, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka cituar historianin Bernard Lewis që kategorizon gratë në tri lloje.

“Disa gra e mbrojnë dhe madje e lavdërojnë nënshtrimin e gjinisë së tyre. Disa të tjera, duke mos njohur gjë tjetër përveç traditës patriarkale, nënshtrohen pa bërë zë. Dhe një grup tjetër i grave, të cilat të prekura nga idetë moderne të lirisë dhe barazisë, ngrihen kundër nënshtrimit. Kjo ndarje i përgjigjet plotësisht gjendjes reale në Kosovë”, shkruan Latifi.

Ai, po ashtu ka një kritikë për përfaqësuesit/et e rrymës feministe, duke i akuzuar se feministët/et e shoqërisë civile në Kosovë janë të rremë, e që synojnë “të zhvasin” ndonjë votë ose fond evropian.

“Këtu feministet e vërteta(grupi i tretë) janë të pakta. Ndërsa feministet që i shohim rëndom nëpër foltore politike e tryeza të shoqnisë civile, kryesisht janë feministe të rreme, që kauzën e barazisë gjinore e ndjekin ose për të zhvatur ndonjë votë ose ndonjë fond europian”, përfundon ai.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!