Fillimisht gjatë ndeshjes u konfrontuan, por as pas saj Tuchel dhe Conte nuk u qetësuan

homas Tuchel dhe Antonio Conte më nuk do t’i kenë raportet siç i kishin më parë.

Trajneri i Chelseat dhe ai i Tottenhamit patën një kontakt acarues gjatë derbit mes dy skuadrave që përfundoi 2-2.

Dyshja u acaruan fillimisht kur italiani filloi të festonte golin e Pierre-Emile Hojbjerg që ishte i barazimit 1-1, dhe gjermani nuk pajtohej me atë sjellje, pasi kishte dy situata kontroverse deri tek goli.

Fillimisht nuk u akordua një ndërhyrje e palejueshme ndaj Kai Havertz, më pas Richarlison kishte zënë rrezen e shikimit të Eduard Mendy, me që rast edhe ra goli.

Dy trajnerët u ndëshkuan me kartonë të verdhë, për të vazhduar më pas ndeshjes.

Reece James riktheu epërsinë për Blutë, ndërsa Harry Kane në minutën e 90+6-të i barazoi shifrat në 2-2.

Me të përfunduar ndeshja, Conte shkoi t’i jepte dorën Tuchelit, por ky i fundit e mbajti atë, duke filluar edhe kështu eskalimi i situatës.

Gjyqtari Anthony Taylor u deshtë të ndërhynte sërish, por që tani me kartonë të kuq, duke qetësuar dyshen që mungojnë ndaj Leeds United (Chelsea), respektivisht ndaj Wolves (Tottenham)./Rahoveci info/

 

Lajmet Fillimisht gjatë ndeshjes u konfrontuan, por as pas saj Tuchel dhe Conte nuk u qetësuan >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!