DJ-i që shkoi të bëj muzikë në një shtëpi në Rahovec, vjedh një iPhone 7 – zbulohet nga pronari

Një rast i pazakontë i vjedhjes është raportuar të ketë ndodhur në fshatin Gexhë në komunën e Rahovecit, ku në një aheng familjar është vjedhur një telefon.

Ngjarja ka ndodhur të dielën, ndërsa dje është arritur që të identifikohet personi i dyshuar.

Sinjali mëson se personi që dyshohet se ka vjedhur një telefon të tipit iPhone 7, është DJ të cilin e kishin marrë për t’i argëtuar mysafirët me muzikë.

Rahovecasi kapet me vëllain që erdhi nga Gjermania, s’e lë të qëndrojë në sallonin e shtëpisë

Njësitet policore kanë arrestuar 31-vjeçarin i cili është shoqëruar në stacion për intervistim.

Para hetuesve policorë ai ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën dyshohet.

Me urdhër të prokurorit, 31-vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje’.

Lajmet DJ-i që shkoi të bëj muzikë në një shtëpi në Rahovec, vjedh një iPhone 7 – zbulohet nga pronari >> Portal informacionesh nga Kosova.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!