Terrori i prindërve mbi vajzat me shami

Terrori i prindërve mbi vajzat me shami
Rahoveci INFO – Drejt, shpejt, guximshëm… 14 vitë me ju!

Shkruan: Gani MEHMETAJ

Vajzat e mbuluara janë pjellë e familjeve të dhunshme, apo të kushtëzuara nga varfëria e skajshme. S’ka vajzë të familjeve të pasura a të shtresës së mesme që mbulohen me shami. Shamia është varfëri. Lejimit i shamive është lejim i dhunës që do të ushtrohet edhe më shumë mbi vajzat.

S’ka fëmijë a vajzë në Dardani që e ve shaminë me dëshirë. S’ka vajzë me shami që nuk e vuan përqeshjen e mjedisit, të shokëve në shkollë, fakultet e në rrugë. Vajzat e reja të mbuluara me tallje i quajnë “ninxha breshka”.

S’ka vajzë në Dardani që nuk i ka rezistuar mbulimit me shami, sepse që në ditën e parë shokët e shoqet i shikojnë me përçmim, i veçojnë si ta kishin kolerën, tallën prapa shpinës së tyre, bëjnë gjeste të pahijshme. Me shami mbulohen vetëm fëmijët dhe vajzat e prindërve të varfër, që jetojnë nga ndihmat e shoqatave  islamike. S’ka fëmijë të familjeve të kamura a të shtresë së mesme që e mbulojnë vetën me shami, as që shkojnë në mejtepe e xhami.

Varfërinë e dardanëve e kanë shfrytëzuar islamikët radikalë, i kushtëzojnë, ua imponojnë rregullat e egra të islamit, i dirigjojnë se si të sillën e si të veprojnë. Vajzat e reja kanë kaluar nëpër rrathët e ferrit nga prindërit  e tyre të dhunshëm, që  ua kanë imponuar shaminë. Një herë i kanë kërcënuar, pastaj i kanë rrahur ditë me radhe, derisa nuk i kanë detyruar të nënshtrohen, ose ata kanë ikur nga familja.  

Dosjet policore të para 10-15 vjetësh janë plot rrëfime të tilla, strehimorët dhe  shoqata humanitare kanë qenë plotë me vajza viktima të terrorit fetar. Ndërsa edhe sot janë qindra viktima të keqtrajtimit fetar, me ultimatumin, ose mbuloje kokën e flokët me shami, ose ta këputi kokën.  

Ka qindra vajza të reja që nuk kanë pranuar të mbulohen me shami. Ato e kanë kërkuar ndihmën e shoqërisë, por ne fatkeqësisht nuk ua kemi ofruar.

Kam qenë dëshmitar i disa dhjetëra rrëfimeve të tmerrshme të vajzave të keqtrajtuara nga prindërit islamistë radikalë, sepse donin t’ua impononim shaminë. Madje donin t’ua impononin edhe burrin arab.

Disa vajza fatbardha kanë shpëtuar, shoqatat e ndryshme u kanë ndihmuar, shpesh i kanë nxjerr jashtë vendit. Por disa të tjera pas një kohe, në mungesë të mjeteve për jetesë, janë kthyer prapë në shtëpinë familjare, të nënshtruara, skllave të islamit.

Pjesa më e madhe e intelektualëve, institucioneve të shtetit dhe të partitë politike e dinë këtë gjë, por e heshtin, ndërsa shteti në vend se t’ua merr fëmijët a adoleshentet  e keqtrajtuar islamisht, sikurse që bëjnë në Zvicër, Gjermani e gjetiu, i lënë në mëshirën e prindërve të pamëshirshëm.

Me vendimin më të ri të qeverisë dhuna e prindërve islamistë mbi vajzat e reja që të mbulohen me shami, do të dhjetëfishohet, sepse edhe shoqatat islamike do ta shohin mundësinë që të rekrutojnë viktima-skllave të nënshtruara të islamit.

Lajmet Terrori i prindërve mbi vajzat me shami >> Rahoveci INFO. Shkruar nga: Rahoveci INFO

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!