Roll Fight Night në Pejë

Për herë të parë në Kosovë, do të mbahet eventi ‘Roll Fight Night’ në KickBox, njëra prej ngjarjeve më interesante në këtë verë, organizuar nga shkolla e famshme “Ippon”, në bashkëpunim me birren Lasko.Për organizmin dhe përgatitjet finale trajneri i mirënjohur pejan, Fisnik Sadrija për Njëshin tha se po shkojnë në drejtimin e duhur, ndërsa u shpreh i lumtur që Peja do të ketë një event të till.

“Jemi në fazën finale, na kane mbetur edhe disa detaje të vogla. Gjethçka po shkon në drejtimin e duhur. Jam shumë i lumtur që Peja është në qendër të hartës së sportit të KickBox-it. Meçet do të jenë shumë të forta pasi në ‘Valon Begolli’ do të vijnë më të mirët e Shqipërisë e Malit të Zi. I ka munguar qytetit, por edhe Kosovës, një event i till” u shpreh Sadrija.

Ai tha se sporti duhet të marrë më shumë vëmendje dhe të bëhet pjesë e rëndësishme e ditës së të rinjëve dhe për këtë arsye kanë vendosur që të organizojnë një Natë KickBox-i në ambient të hapur.

“Mbi të gjitha dëshirojmë të dërgojmë mesazh tek të rinjtë. Të afrohen sa më shumë me sportin. Kjo është një mundësi e mirë. Sot është më e lehtë, vetëm duhet vullnet dhe vendosmëri. Ky event është për të gjithë qytetarët. Dhe është në kuadër të aktiviteteve verore dhe është menduar që të ketë edhe argëtim me DJ e pije”- deklaroi trajneri.

Në fund ai falenderojë biznesin dhe Komunën e Pejës për ndihmën e ofruar për të jetësuar këtë projekt.

Meçet do të zhvillohen në ambient të hapur në Sallën e Sportit “Valon Begolli” me datë 19 gusht (e premte) dhe do të nisin nga ora 19:00. /Rahoveci info/

Lajmet Roll Fight Night në Pejë >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!