‘Rusia po blen miliona raketa dhe predha artilerie nga Koreja e Veriut’

Rusia është në procesin e blerjes së miliona raketave dhe predhave të artilerisë nga Koreja e Veriut, për t’i përdorur në fushën e betejës në Ukrainë.

Kështu ka bërë të ditur një zyrtar amerikan për CNN, transmeton Rahoveci INFO.

Sipas tij, ky veprim tregon se ushtria ruse vazhdon të ketë mungesa të mëdha të furnizimit në Ukrainë, pjesërisht për shkak të kontrolleve të eksportit dhe sanksioneve të vendosura nga vendet perëndimore.

Të dy vendet kanë ndërtuar marrëdhënie gjatë Luftës Koreane të viteve 1950, me ish-Bashkimin Sovjetik që mbështeste financiarisht regjimin diktatorial.

Koreja e Veriut ka fajësuar SHBA-në dhe perëndimin për luftën në Ukrainë.

Sipas një vlerësimi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rusia tani posedon dronë luftarakë nga Irani, të cilët me shumë gjasë mund t’i përdorë në luftën kundër Ukrainës.

SHBA-ja beson se Moska bleu zyrtarisht dronët e serisë Mohajer-6 dhe Shahed – Shahed-129 dhe Shahed-191. Dronët janë të aftë të bartin municione që qëllojnë me saktësi dhe që mund të përdoren për vëzhgim.

klankosova.tv

Lajmet ‘Rusia po blen miliona raketa dhe predha artilerie nga Koreja e Veriut’ >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!