Shkencëtarët zbuluan një sistem të ri diellor që mund të jetë shtëpia e alienëve

Shkencëtarët kanë gjetur një sistem të ri planetar të dy botëve të largëta – i cili mund të shërbejë si një shtëpi për jashtëtokësorët.

Të dy planetët janë në orbitë rreth një ylli të vogël e të ftohtë të quajtur LP 890-9.

Një nga planetët e sistemit njihet si LP 890-9b dhe është vetëm 30 për qind më i madh se Toka dhe një vit aty zgjat vetëm 2.7 ditë.

Sistemi ka një planet tjetër, krejtësisht të panjohur, i cili është quajtur LP 890-9c. Planeti ka përmasa të ngjashme me të parin – është 40 për qind më i madh se Toka – por i duhen 8.5 ditë për të bërë rrugën rreth yllit.

Hulumtimi i ri u ndërmor duke përdorur teleskopë me bazë tokësore të quajtur Speculoos. Yjet shumë të ftohtë si LP 890-9b kërkojnë këtë lloj vëzhgimi pasues, sepse teleskopët hapësinorë mund ta kenë të vështirë t’i dallojnë ato.

Shkencëtarët kishin filluar vëzhgimet e reja me shpresën për të konfirmuar ekzistencën e planetit të parë, i cili u vu re për herë të parë si një botë potenciale nga Sateliti Transiting Exoplanet Survey i NASA-s, i cili kërkon planetë jashtë sistemit tonë diellor. Por vëzhgimet gjetën edhe atë planetin e dytë.

Ky planet i fundit është brenda “zonës së banueshme” të yllit, që do të thotë se nuk është as shumë i nxehtë apo i ftohtë për jetën jashtëtokësore, shkruan Independet, përcjell Klankosova.tv

“Zona e banueshme është një koncept sipas të cilit një planet me kushte të ngjashme gjeologjike dhe atmosferike si Toka, do të kishte një temperaturë sipërfaqësore që lejon ujin të mbetet i lëngshëm për miliarda vjet”, tha Amaury Triaud, një profesor i Ekzoplanetologjisë në Universitetin e Birminghamit dhe udhëheqës i grupi i punës Speculoos që caktoi vëzhgimet që çuan në zbulimin e planetit të dytë.

“Kjo na jep një licencë për të vëzhguar më shumë dhe për të gjetur nëse planeti ka një atmosferë, dhe nëse po, për të studiuar përmbajtjen e tij dhe për të vlerësuar se a mund të jetë e banueshme”.

 

Lajmet Shkencëtarët zbuluan një sistem të ri diellor që mund të jetë shtëpia e alienëve >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!