Pas Gjakovës, edhe në Podujevë shkollat ndërpresin grevën

Anipse ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje për ndërprerjen e grevës në mes të sindikalistëve dhe Qeverisë, shkollat fillore në Podujevë po e bëjnë të kundërtën.

Në këtë komunë, të gjitha shkollat fillore kanë filluar mësimin pjesërisht.

Këtë e ka bërë të ditur Avni Fetahu, drejtor i Arsimit në këtë komunën e Podujevës.

“Shkollat fillore janë duke punuar me një numër të vogël të mësuesve deri në dy apo tre, si dhe me nga 30 apo 40 nxënës. Ndërsa, arsimtarët nga klasa e gjashtë deri në të nëntën kanë një hezitim në lëndë të caktuara”.

“Në gjimnaz kishte nxënës por asnjë profesor nuk e zhvilloi mësimin, ndërsa në shkollat profesionale ka nxënës më pak por janë deri 10 deri në 11 profesorë që punojnë”, ka thënë Fetahu për KlanKosova.

Ndërkaq, në shkollat profesionale “Fan S.Noli” dhe “Isa Boletini” janë duke punuar me numër më të vogël të profesorëve, kurse në gjimnazin “Aleksander Xhuvani” mësimi nuk ka filluar.

Kujtojmë se para Podujevës, edhe disa shkolla në Gjakovë kanë hapur dyert për nxënësit, duke u bërë komuna e parë që ndërmerr këtë veprim.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!