Urimi i veçantë i Beatrix-it për tezen e saj

Këngëtarja Beatrix Ramosaj sot e uroi tezen e saj me rastin e ditëlindjes. Përmes video-ve në instastory, artistja u shpreh se sot është ditë speciale, sepse është ditëlindja e siç tha ajo e shoqes së saj më të mirë.

Ajo i dëshiroi Albërijes që të ketë shëndet, dashuri dhe çkado që i do zemra.

Albërije Hadërgjonaj mbushi 47 vjet. Me rastin e ditëlindjes, ajo po pranon urime të shumta nga familjarë, miq e kolegë të shumtë.

Albërije Hadërgjonaj është këngëtare dhe autore këngësh shumë e njohur, e cila është lindur më 15 shtator të vitit 1975 në Deçan. Disa nga këngët e saj ndër vite janë: “Loçka jeme”, “Lozonjare”,  “Asnjëherë”, etj. Ndërkaq, projekti i fundit i artistes është “Nuse në Amerikë”. Projekti është publikuar më 31 gusht dhe deri tani ka 475 mijë e 516 klikime në Youtube./21Media 

Lajmet Urimi i veçantë i Beatrix-it për tezen e saj >> Rahovci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!