Valon Maloku për banorët e It’s My Home: I kam kontrollu të psikologu, kanë dalë mirë

It”s my Home është programi më i komentuar.

Një reality show i nisur këto ditë në “First Chanel” ka tërhequr vëmendjen e publikut. Janë skenat e dhunës që quan në reagime të shumta.

Madje KPM ka vendosur që t’i ndalet transmetimi televiziv “It’s My Home”.

Ndërsa drejtori i “First Chanel” ka zbuluar se banorët e kësaj shtëpie janë kontrolluar nga psikologët dhe se sipas tij kanë dal mirë.

“Reality show ata që i ke përzgjedhur ti përmes një procesi të hapur, duhet ta pranosh që ka pasur mangësi të theksume, ai psikologu e sociologu yt. Kodi etik që është i përpiluar, se edhe ai reality show tjetër ka lakuriqësi.

Kur e keni ditur këtë, a e keni ditë që mund të shkaktoj këso lloj reagimesh shoqërore sikur rasti i komuniteteve”, i tha Gashi – Malokut në Politiko.

Ndryshe pas ndalimit KPM ka dalur sërish më një sqarim ku thuhet se “reality show” i emërtuar si “Its my home” nuk e ka aprovimin e KPM-së.

“Sipas të gjeturave nga monitorimi që KPM ka kryer me datë 14 shtator 2022, është konstatuar se OSHMA 1st Channel transmeton program të një formati të “reality shoë” i emërtuar si “Its my home”, pa aprovim të KPM-së për ndryshim të skemës programore”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim thuhet se në qoftë se “Its my home” nuk do t’i bindet KPM-së do këtë masa të tjera sanksionuese.

Valon Maloku, drejtori i First Channel, e ka quajtur sukses të shikueshmërisë, ngjarjen e ndodhur dje në programin “It’s my Home”.

Maloku në vend së të flasë për aktin e dhunës, ka dhënë këtë deklaratë skandaloze mbi numrat e shikueshmërisë së programit, duke e quajtur “sukses”.

Ndryshe, dje pas aktit të dhunës Policia ka zbarkuar në selinë e televizionit “First Channel”.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë është hapur rast për veprat penale “Sulm” dhe “Kanosje”, pas intervistimit të disa personave.

Dje është publikuar video ku shihej tek ushtrohej dhunë brenda këtij emisioni.

Siç shihet në video në debat e sipër, një banore goditet me këpucë në fytyrë nga një tjetër banor.

Viktima e dhunës, largohet duke qarë në zë madje askush nuk shkon pas saj për ta ndihmuar.

Përkundrazi një banore aty e përkrahë sulmuesin duke i thënë “bravo, mirë ia bëre”.
E përlotur, banorja që u sulmua dëgjohet teksa thotë: “s’jam ardhë unë mem rreh këtu”.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!