Dallime për kryetarët e komunave me Projektligjin e ri: Kryetari i Prishtinës 1800, i Junikut 1416 euro

Projektligji i ri i pagave ka dallime për kryetarët e komunave: Kryetari i Prishtinës 1800, i Junikut 1416 euro.

Ministria e Punëve të Brendshme e ka nxjerrë sot (enjte) Projektligjin për paga në konsultime publik, qëllimi i të cilit është përcaktimi dhe rregullimi i sistemit të pagave dhe shpërblimeve për të gjithë të punësuarit që përfitojnë pagë nga buxheti i Republikës së Kosovës.

Pagat e punëtorëve llogariten duke e shumëzuar koeficientin e pagës për pozitën (nga 1 – 18 sipas projektligjit aktual) me vlerën monetare të koeficientit që mendohet se do të jetë 120 euro.

Me projektligjin e ri të pagave do të ketë ndryshim edhe në kategorizimin e pagave të kryetarëve të komunave.

Varësisht nga numri i banorëve, do të ndryshojnë edhe pagat për kryetarët që drejtojnë ato komuna.

Me këtë kategorizim, kryetari i kryeqytetit do të ketë koeficient të veçantë i cili nëse “përkthehet” në vlerë monetare i bie të paguhet 1800 euro.

Rreth 250 më pak do të marrin kryetarët e Prizrenit dhe Ferizajt që menagjojnë qytete me mbi 100 mijë banorë.

Dhjetë kryetarë komunash do të marrin pagë prej 1416 eurove, pasi komunat që ata drejtojnë kanë më pak se 10 mijë banorë.

Projektligji duhet të kalojë procedurat e konsultimeve paraprake dhe publike, si dhe pas miratimit në Qeveri e Kuvend, do të publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, shkruan Telegrafi.

Ky projektligj hyn në fuqi tetë muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Numri i punonjësve që marrin paga nga buxheti i Kosovës është rreth 83 mijë veta.

Paga mesatare bruto për vitin 2021, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, është 484 euro.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!