Detaje të reja për skuadrën e Ballkanit, pas incidentit në aeroplan

Skuadra futbollistike Ballkani është përballur me një situatë të frikshme në kohën kur po kthehej për në Prishtinë.

Aeroplani i cili ishte duke fluturuar drejt Prishtinës, është detyruar të kthehet përsëri në Pragë, pasi është plasaritur dritarja e pilotit.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se aeroplani ndodhej afër kufirit me Gjermaninë kur piloti ka vërejtur plasaritjen e dritares së përparme.

Nuk dihet ende se çfarë ka shkaktuar plasaritjen e drirates së aeroplanit. Më pas, aeroplani u rikthye në aeroportin e Pragës ku ka bërë ulje të detyrueshme.

Gjendja e lojtarëve dhe stafit është e mirë. /Rahoveci info/

Lajmet Detaje të reja për skuadrën e Ballkanit, pas incidentit në aeroplan >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!