Hysni Gucati vjen në Kosovë, kjo është arsyeja

Hysni Gucati vjen në Kosovë ta vizitojë nënën në spital.

Ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka ardhur në Kosovë.

I shoqëruar nga forca të shumta të njësive speciale të EULEX-it, Gucati ka ardhur nga Haga për ta vizituar nënën e tij të sëmurë në QKUK, njofton Klankosova.tv.

Këtë për Klankosova e ka konfirmuar burime pranë familjes Gucati.

Nëna e Gucatit është duke u trajtuar në Klinikën e Pulmologjisë pasi vuan nga kanceri.

Gucati edhe në korrik të këtij viti ka ardhur për vizitë tek nëna që ishte e shtrirë në spital.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!