Ligjin e Pagave, Haxhiu e quan “mashtrim të Qeverisë”

Për ligjin e pagave ka folur, Bekim Haxhiu.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se draftimi i Ligjit të Pagave sipas tij është katastrofal, dhe është mashtrim i Qeverisë Kurti.

Haxhiu ka deklaruar se këtë dëgjim publik, qeveria po e bënë vetëm pas pakënaqësive dhe grevës që po ndodh.

“Ligji i Pagave është mashtrim. Kjo mënyrë e dëgjimit publik, dhe kjo mënyrë e draftimit është mashtrim i Qeverisë, pas këtyre pakënaqësive dhe grevës. Nuk ka asgjë prej këtij Ligji të Pagave nga kjo qeveri, për dy arsye.

Një, nuk është i buxhetuar fare as në vitin 2023-24, sipas projektbuxhetit të vitit 2020, ku janë planifikimet për pagat… Vet kryeministri e ka thënë, që nuk do t’ua rritë pagat, e ka thënë me 14 shkurt”, ka thënë Haxhiu në Kanal 10.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!