Pse i mungoi skenës muzikore gjithë këto vite Ardit Stafa?

Mungesën në skenën muzikore, artisti Ardit Stafa thotë se shumë shpejt do ta arsyetoj me këngë të reja.

Në “21 Gradë” të Rahovci.info, Stafa tha se premtimet e tij për projekte të reja shumë shpejt do të dalin në pah.

Ai bëri të ditur se i është dashur të lë anash angazhimet në muzikë për shkak të shëndetit të prindërve, për të cilët thotë se është përkujdesur për vite të tëra.

“Aspak nuk më vjen keq për vitet e humbura, sepse Arditi është ende i ri, dhe unë do ta vazhdojë mu aty ku e kam lënë. Nana e babi nuk më kthehen më”, u shpreh artisti.

Kujtojmë se këngët më të njohura të Stafës janë “Ditët e fundit”, “Dance”, “S’të harroj”, “Dashuri e jetës”, e të tjera./21Media

Lajmet Pse i mungoi skenës muzikore gjithë këto vite Ardit Stafa? >> Rahovci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!