Banorët në Krushë detyrohen t’i zhvendosin kafshët për t’i shpëtuar nga vërshimet

Vërshimet në Krushë, banorët detyrohen t’i zhvendosin kafshët për t’i shpëtuar.

Vendi po përballet me shira të rrëmbyeshëm që nga mbrëmja e së premtes.

Kjo ka shkaktuar vërshime në disa komuna dhe fshatrat e Rahovecit janë ndër më të prekurit.

Banorëve të Krushës së Madhe iu desh që të kujdesen edhe për shpëtimin e kafshëve.

Në fotografitë e publikuara nga PrizrenPress, ata shihen duke i zhvendosur kafshët derisa niveli i ujit shihet të jetë i lartë.

Edhe fshati Fortesë është në gjendje të ngjashme. Në fotografitë e publikuara këtë mëngjes, rrugët shihen të mbushura me ujë dhe kultura bujqësore të dëmtuara.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!