Deputetja e Guxo: Kalimi i Kica-Xhelilit në LDK ishte i befasishëm

Doarca Kica-Xhelili, nga Lista Guxo kaloi në LDK.

Deputetja e Guxo dhe kryetarja partisë në Prishtinë, Jeta Statovci ka thënë se deputetja Doarca Kica-Xhelili nuk ka shprehur pakënaqësi sa ishte në partinë që e themeloi Vjosa Osmani.

Për Statovcin, kalimi i Kica-Xhelilit në LDK ishte i befasishëm dhe i paparalajmëruar.

Ajo ka thënë se Kica-Xhelili ka qenë e mirëpritur në parti, si prurje e re nga Vjosa Osmani.

“Në asnjë komunikim, as në GP të VV-së, e as në grupe më të vogla nuk është shprehur ndonjë pakënaqësi. Ka dhënë disa sinjale për vetreflektim politik, mirëpo çështja e ndërrimit të grupit parlamentar nuk është përmendur asnjëherë”, ka thënë ajo në T7.

Kica-Xhelili e ka arsyetuar kalimin e saj në LDK me humbjen e qëllimeve të partisë, pas kalimit të Vjosa Osmanit në Presidencë. Ajo ka shprehur disa pakënaqësi që lidhen edhe me qëndrimet e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, ku përkiste.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!