Llapi e mund Gjilanin, Drita triumfon ndaj Malishevës

Gjilani është mposhtur nga Llapi në kryendeshjen e javës së tetë në Superligën e Kosovës në futboll.

Ekipi llapjan triumfoi minimalisht 0:1 në udhëtim, për ta marrë vetëm fitoren e dytë këtë edicion.

Ishte Kushtrim Shabani i cili realizoi në minutën e 82-të, gol ky që kishte vlerën e tri pikëve.

Me këtë fitore, tani Llapi ngjitet në vendin e gjashtë me tetë pikë, kurse Gjilani mbetet i dyti me 14 sosh, tri më pak se liderja, Drita.

Në anën tjetër, Drita ka shënuar fitore 2:4 ndaj Malishevës në udhëtim.

Për “Intelektualët” realizuan Besnik Krasniqi nga penalltia, Marko Simonovski, Almir Kryeziu dhe Almir Ajzeraj.

Kurse, golat për vendasit i shënuan Marc Olivier dhe Hazrollaj, shkruan Gazeta Express.

Me këtë fitore, Drita tani shkon në kuotën e 17 pikëve në vendin e parë, kurse Malisheva mbetet në kuotën e shtatë pikëve në pozitën e shtate/Rahoveci info/

Lajmet Llapi e mund Gjilanin, Drita triumfon ndaj Malishevës >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!