Man City fiton lehtësisht ndaj Wolvesit dhe merr pozitën e liderit në Premierligë

Manchester City është rikthyer te fitorja në Premierligë.

Pas barazimit me Aston Villan, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola mposhti sot Wolvesin, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë.

Ndeshja e zhvilluar në “Molineux Stadium” përfundoi me rezultatin 0:3, shkruan Gazeta Express.

Jack Grealish (1’), Erling Haaland (16’) dhe Phil Foden (69’) shënuan golat e fitores për “Qytetarët”.

Vlen të theksohet se vendasit janë me një lojtar më pak në fushë që nga minuta e 33-të, pas përjashtimit të Nathan Collins me karton të kuq.

Manchester City pas kësaj fitore ka 17 pikë dhe është lider në tabelë, me dy pikë më shumë se Arsenali – por “Topçinjtë” tani janë me një ndeshje më pak.

Kurse, Wolvesi renditet në pozitën e 16-të me gjashtë pikë./Rahoveci info/

Lajmet Man City fiton lehtësisht ndaj Wolvesit dhe merr pozitën e liderit në Premierligë >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!