Lladrovci: Java e tretë pa mësim, kritikon Kurtin

Ramiz Lladrovci ka kritikuar Qeverinë Haradinaj.

Kryeministri Albin Kurti në një intervistë dhënë për “Jutarnji list” të Kroacisë, përmendi sërish mundësinë e luftës.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, thotë se greva në arsim që duhet të jetë prioritet “po mjegullohet me retorikën e luftës”.

Ai i tha Kurtit se lufta ka përfunduar “me fitoren tonë”.

Postimi i tij:

Java e tretë pa mësim…ky prioritet po mjegullohet me retorikën e luftës!

Retorika e luftës, Kryeministër, përcillet me rreziqet që bart fillimi i psikozës së luftës, por te një pjesë shfaqet edhe me panik. Kujt i duhet paniku?

Informacionet, nëse i disponon një kryeministër dhe shpalos nëpër media ndërkombëtare, janë të lidhura me detyrën, me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore të kryeministrit. Por, publikimi i informacioneve të klasifikuara, përbëjnë vepër penale.

Energjia, greva e mësimdhënësve, çmimet dhe inflacioni, papunësia, ikja e të rinjve nga shteti, mungesa e investimeve dhe projekteve kapitale, mungesa e perspektivës, investitorëve dhe investimeve strategjike, janë prioritete.

Kryeministër, lufta ka përfunduar me fitoren tonë, jemi çliruar, kemi institucione shtetërore të sigurisë, të drejtësisë, këtë e kanë arritur gratë dhe burrat para jush. Të gjitha i kemi arritur në bashkëpunim me aleatët tanë. Këto i kemi arritur me përkushtim, me sakrificë dhe shumë mund.

Gjetja e zgjidhjes për grevën e mësimdhënësve është prioritet. Nesër nxënësit duhet ta fillojnë mësimin, është java e tretë që presin këtë ditë. Ky prioritet nuk do mjegulluar me retorikë për luftën!

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!