Morina: Prindërit t’u flasin fëmijëve shqip, s’duhet harruar gjuha jote

Këtë të diel, nisi sezoni i dytë i emisonit “N’Maje t’Gjuhës me Xherin”.

I ftuari i parë i sezonit të dytë ishte aktori i njohur, Armond Morina.

Morinës iu desh të gjej se çfarë nënkupton fjala “Bohoritem”, për të cilën përgjigja ishte e menjëhershme.

Aktori tha se gjuha shqipe është e pasuruar me fjalë të cilat duhet t’i dimë të gjithë.

Ai madje, shprehu shqetësimin për prindërit të cilët nuk u flasin fëmijëve në gjuhën shqipe, por tentojnë t’ua mësojnë gjuhët e huaja, duke u folur gjithë kohës në psh; anglisht, spanjisht, italisht etj – në mënyrë që të jenë më pranë kulturave të huaja.

Ai tha se, pa dyshim fëmijët duhet mësuar edhe gjuhë të tjera, por asnjëherë të mos harrojnë gjuhën e nënës.

“Prindërit t’u flasin fëmijëve shqip, nuk duhet harruar gjuha jote..”, tha Morina ndër të tjera./21Media

Lajmet Morina: Prindërit t’u flasin fëmijëve shqip, s’duhet harruar gjuha jote >> Rahovci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!