Nuk dihet ende kur do të jetë takimi i radhës Kurti-Vuçiq

Dialogu Kosovë-Serbi ende nuk ka përfunduar.

Kanë kaluar një muaj që nga takimi i fundit i tyre i mbajtur në Bruksel.

E pas tij, Bashkimi Evropian paralajmëroi se do të zhvillohet edhe një takim tjeter në mes të dy palëve.

Mirëpo ende nuk ka datë të konfirmuar për takimin e radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

Nga Qeveria e Kosovës janë të gatshëm për takime të tilla, siç thonë për t’i shërbyer marrëveshjes finale me njohje reciproke në qendër.

Datë për takimin Kurti-Vuçiq nuk dha as zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano. Në anën tjetër ai komentoi edhe vizitat emisarit special të BE-së për dialogun, Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në Kosovë.

Pavarësisht mundësive për takime të përmuajshme të nivelit të lartë, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, stha e dialogu nuk duhet të kufizohet vetëm në takime, nëse ato nuk prodhojnë asgjë.

Mirëpo, drejtori ekzekutiv i Institutit EPIK, Demush Shasha, deklaron se intervenimi në dialog i kancelarit Scholz dhe presidentit Macron, do të ndikojë në arritjen e një marrëveshjeje.

Kosova dhe Serbia javë më parë u pajtuan për marrëveshjen për dokumentet shtesë, si dhe për target ilegale dhe rikthimin e tyre në RKS.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!