Trepça ’89 thellon krizën e Dukagjinit, fiton me rezultat të pastër

Trepça ’89 ka regjistruar edhe fitoren e dytë për këtë sezon në Albi Superligën e Kosovës në futboll.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë, skuadra mitrovicase mposhti Dukagjinin, me këta të fundit që ende nuk e kanë shijuar fitoren këtë sezon.

Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin “Riza Lushta” përfundoi me rezultatin 3:0.

Armend Gashi (19’), Robert Rrahmani (30’) dhe Christian Mba (86’) shënuan golat e fitores.

Trepça ’89 pas kësaj fitore ka 9 pikë dhe renditet e pesta në tabelë, kurse Dukagjini mbetet i fundit me vetëm 2 pikë. /Rahoveci info/

Lajmet Trepça ’89 thellon krizën e Dukagjinit, fiton me rezultat të pastër >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!