Ermal Fejzullahu në ngrohtësinë familjare

Gjatë tërë verës ishte i angazhuar me dasma dhe ahengje të ndryshme familjare dhe tash kohen më të madhe po e kalon me familje.

Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur, Ermal Fejzullahun, i cili në rrjetet sociale ka publikuar një fotografi ku shfaqet në ngrohtësinë familjare.

Ermal Fejzullahu prej vitesh është i martuar me Ariana Fejzullahun dhe së bashku kanë katër fëmijë, Artin, Bunën, Erën edhe Anën.

 

Ndryshe, “Ma E Mira” mbetet kënga e fundit e Ermalit që e solli në bashkëpunim me DJ PM, DJ Dagz dhe Lumi B. ”Ma e mira” e publikuar në muajin korrik, deri tani ka arritur mbi  5 milionë klikime në Youtube./21Media

Lajmet Ermal Fejzullahu në ngrohtësinë familjare >> Rahovci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!